Rusia propozoi në samitin e vendeve të "G-8" në Camp David diskutimin e problemit të terrorizmit botëror, njoftoi shërbimi i shtypit i qeverisë.

Temat kryesore të diskutimit të liderëve të "G-8" do të jenë situata në Siri, Iran, Korenë e Veriut, çështjet e sigurisë ushqimore, mospërhapjes së armëve bërthamore, mbrojtjes së mjedisit rrethues dhe rimëkëmbjes së ekonomisë globale pas krizës.

Gjatë diskutimit të problemeve klimatike Rusia do të përqëndrohet në finalizimin e përgatitjes së marrëveshjes mbi detyrimet përkatësisht reduktimit të emetimeve të gazeve me efekt serë.