Në Primorje mori flakë depoja e Ministrisë së Mbrojtjes, në të cilën ruheshin predha me kalibër 100-milimetërsh. Nga vendbanimet e afërta po evakuohen 700 banorë. Tani për tani dihet vetëm për një të lënduar.

Lëvizja e trenave në segmentin e rrugës hekurudhore të Lindjes së Largët në rajonin e zjarrit në depon e Ministrisë së Mbrojtjes është pezulluar, njofton përfaqësuesi i Departamentit të Informacionit të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë.

0Në gatishmëri për veprim ndodhen dy trena zjarrfikës si dhe katër avionë rusë të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë me bazim në Habarovsk (Khabarovsk).