Në revistën shkencore “Nature Nanotechnology” u publikuan rezultatet e studimit të shkencëtarëve nga Kalifornia, të cilët kanë përpunuar mënyrën e përftimit të energjisë elektrike me ndihmën e viruseve dhe kanë ndërtuar në bazë të saj gjeneratorin elektrik me elektrodë sa një pullë postare, njofton “BBC Russian Service”.

Mbi elektrodë u vendos një membranë prej virusesh të përftuar posaçërisht. Gjatë kontaktit me elektrodën viruset fillojnë ta transformojnë energjinë mekanike në elektrike.

Ky përpunim është hapi i parë në rrugën drejt krijimit të gjeneratorëve personalë të energjisë elektrike të bazuar në shfrytëzimin e energjisë virale.