Jo më pak se 4 persona mbetën të vrarë dhe dhjetra të tjerë u plagosën të premten si rezultat i një sulm terrorist në "tregun e shpendëve" në kryeqytetin e Irakut Bagdad, njofton Agjencia e lajmeve “Associated Press” me referim tek burimet e policisë lokale.

Tre shpërthime gjëmuan sot në pjesën lindore të qytetit në rajonin Sadr City, ku jetojnë kryesisht banorë shiitë.

0Sipas të dhënave të personelit të spitalit lokal, si rezultat i sulmit terrorist u plagosën gjithashtu jo më pak se 34 persona.