Në Çikago po rriten me shpejtësi prirjet e protestës të lidhura me samitin e NATO-s, që pritet të mbahet më 20-21 maj. Në qytet po drejtohen qindra anëtarë të lëvizjes “Occupy”.

Të parët mbërritën në Çikago aktivistët nga Nju Jorku. Ata planifikojnë të organizojnë në qytet demonstrata masive gjatë samitit më 20 dhe 21 maj. Pritet ardhja e autobusëve me protestues nga qytete të tjera të mëdha amerikane, transmeton kanali televiziv i Çikagos “NBC”. Mendohet se do të vijnë rreth një mijë njerëz.

0Në Çikago gjithashtu po drejtohen përfaqësues të organizatave të tjera. Aksionin e tyre të protestës po e përgatisin dhe anëtarët e të ashtuquajturit Koalicion kundër NATO-s, "G-8"-s, luftës dhe varfërisë.