Koreja e Veriut ka gjasa të mos zbatojë embargon e OKB-së për eksportin e armëve nga vendi dhe furnizon me armë Sirinë e Mianmarin, shkruan gazeta amerikane “Huffington Post” me referim te raporti i grupit të ekspertëve të OKB-së.

Si pikë kryesore tranziti për realizimin e dërgesave të armëve të Koresë së Veriut në raport përmendet Kina.

Kina në mënyrë të përsëritur e ka detyruar Këshillin e Sigurimit të OKB-së të mos bëjë publike raportet e mëparshme të ngjashme sekrete, dhe nuk përjashtohet mundësia që edhe kësaj here të ndodhë po kështu, vë në dukje gazeta, e cila ka arritur nëpërmjet kanaleve të saj të marrë akses tek një pjesë e këtyre materialeve konfidenciale.