Kompania më e madhe në Japoni për prodhimin e kopertonave të automjeteve “Bridgestone” përpunoi teknologjinë industriale të përftimit të kauçukut nga luleradhiqet e zakonshme të fushës. Atë e nxjerrin duke përpunuar në mënyrë të veçantë pjesën rrënjësore të kërcellit.

Në vitin 2014 kopertonat eksperimentalë prej kauçuku të të ashtuquajturave luleradhiqe ruse do t’i vënë në prodhim.

Kostoja e kauçukut nga luleradhiqet, siç supozojnë, duhet të jetë shumë më e ulët se vlera e kauçukut të përdorur deri më tani, të përftuar nga përpunimi i lëngut të pemës tropikale Hévea.