Bashkia e Tokios ka ndërmend të heqë një sërë kufizimesh në përgatitjen e peshkut helmues fugu (pesce palla) pas gati 60 viteve të rregullimit të rreptë dhe licencimit të këtij produkti.

Që nga tetori, restorantet nuk do të kenë më nevojë për një licencë speciale për të ofruar fugu. Çdo restorant do të ketë të drejtë t’i ofrojë vizitorëve këtë delikatesë, në qoftë se ai e blen peshkun të pastruar, domethënë me pjesët e hequra helmuese.

Më shumë se 60% e rasteve të intoksikimit me helmin e peshkut fugu kanë përfundim letal, por kjo nuk i shqetëson aspak personat aventurierë të dhënë pas emocioneve të mprehta, të cilët e dinë fort mirë se sasia e vogël e helmit e ruajtur në pjatë shkakton vetëm një eufori të lehtë.

0Që nga viti 2000 në Japoni 23 persona kanë gjetur vdekjen duke shijuar këtë peshk.