Të paktën 34 persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën si rezultat i një aksident të madh rrugor në Vjetnam. Siç njoftuan sot mediat lokale, një autobus me pasagjerë u përplas me bordurën prej betoni të urës, u përmbys dhe përfundoi në lumë.

Tragjedia ka ndodhur në natën e ditës së enjtes duke gdhirë e premtja në autostradën që lidh qytetin Hoshimin dhe krahinën Daklak. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të panjohura.

0Qarkullimi i keq rrugor është një nga problemet më serioze në Vjetnam. Çdo vit në rrugët e vendit gjejnë vdekjen deri në 11 mijë persona.