Në Rusi sot festojnë Ditën e Flotës së Balltikut. Data e themelimit të saj konsiderohet 18 maji i vitit 1703. Si në këtë ditë, 309 vjet më parë, marinarët rusë nën komandën e Carit Pjetri I korrën fitoren e parë, duke kapur në ngushticën e lumit Neva dy luftanije suedeze.

Me rastin e festës ndërtuesit rusë të anijeve lëshuan në ujë anijen e re të madhe të desantit "Ivan Gren".

Tani Komanda e Flotës Balltike po përgatitet për stërvitjet ndërkombëtare "Frukus", në të cilat do të marrin pjesë gjithashtu anijet e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës. Për herë të parë palë pritëse do të jetë  Flota Balltike.