Gjykata në Britaninë e Madhe dënoi me 1 vjet burg hakerin 21-vjeçar për thyerje të faqes në rrjetin social.

I riu në janar të vitit të kaluar fitoi qasje ilegalisht në faqen personale në Facebook, që i përkiste një qytetari amerikan. Emri i personit që e pësoi nga sulmi i hakerit nuk zbulohet.

Krimineli kibernetik u gjet në Republikën Federale Gjermane në bashkëpunim me Scotland Yard në korrik të vitit të kaluar. Të ndaluarit iu konfiskuan kompjuterat dhe mbajtësit e informacionit (USB).

0Zyrtarët britanikë të zbatimit të ligjit deklaruan se rezultati i operacionit do të shërbejë si një mësim i mirë për gjithë hakerët e tjerë.