Banorët e dhjetra shtëpive u evakuuan në shtetin amerikan të Teksasit pas rënies së një rakete nga helikopteri luftarak “Apache”, që po fluturonte mbi të.

Siç njoftuan autoritetet, ajo ra nga helikopteri gjatë kohës së fluturimit të trajnimit. Raketa me peshë 50 kilogramë ra në fushën e ndodhur jo larg qytetit Killeen.  

0Sipas versionit paraprak, incidenti ndodhi për shkak të problemeve teknike që lindën në sistemin e fiksimit të raketës. Nuk përjashtohet gjithashtu që shkak për rënien e raketës të jetë bërë neglizhenca e pilotit.