Koreja e Veriut rifilloi ndërtimin e reaktorit eksperimental me ujë të lehtë.

Në bazë të fotografimeve satelitore, të bëra më 30 prill, mund të konfirmohet me bindje të plotë se punimet për ndërtimin e reaktorit, të ngrira në dhjetor të vitit 2011, kanë rifilluar sërish në këtë vend, njofton site 38North.

0Sipas vlerësimeve paraprake, ky reaktor mund të vihet në shfrytëzim brenda dy viteve. Pas daljes në kapacitetin e llogaritur reaktori do të mundësojë përftimin e uraniumit të pasuruar në sasi të mjaftueshme për krijimin e një rakete bërthamore në vit.