Ndërhyrja ushtarake nga jashtë në punët sovrane të shteteve të tjera mund të çojë në shpërthimin e një lufte të plotë, madje dhe me përdorimin e armëve bërthamore. Këtë mendim e shprehu sot në forumin juridik ndërkombëtar në Shën Petersburg Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvediev.

Sipas fjalëve të tij, vendosja e gjithfarë sanksionesh kolektive me anashkalim të institucioneve ndërkombëtare nuk i shërben përmirësimit të situatës në botë, ndërsa pasojat e operacioneve të nxituara ushtarake në vendet e huaja zakonisht përfundojnë me ardhjen e radikalëve në pushtet.