Kryeminstri i Rusisë Dimitri Medvediev në samitin e ardhshëm të “G-8” do të takohet në format dypalësh me liderët e “G-8”, duke përfshirë edhe Presidentin e SHBA-ve Barack Obama, deklaroi Ndihmësi i Presidentit të Rusisë Arkadi Dvorkoviç.

Sipas fjalëve të tij, liderët e vendeve të “G-8” janë të gatshëm për komunikim me Dimitri Medvediev dhe pjesëmarrja e Rusisë në samit do të jetë vlerëplotë.

Arkadi Dvorkoviç shtoi se samiti i “G-8” do të mbahet në një atmosferë maksimalisht joformale dhe pikërisht me këtë shpjegohet zgjedhja e vendit të zhvillimit të tij - rezidenca periferike e Presidentit të SHBA-së në Camp David.