Shkencëtarët amerikanë zbuluan se jetëgjatësia e njeriut lidhet në mënyrë indirekte me nivelin e arsimit të tij.

Të diplomuarit e kolegjeve dhe universiteteve jetojnë mesatarisht 9 vjet më shumë sesa bashkëqytetarët e tyre më pak të arsimuar. Për këtë dëshmojnë rezultatet e studimeve të Qendrës Kombëtare të Statistikës në fushën e shëndetësisë në SHBA.

Autorët e studimit e lidhin këtë varësi me faktin se njerëzit e arsimuar janë më të vetëdijshëm në lidhje me mënyrën se si të kujdesen për shëndetin e tyre.