Pentagoni përpunoi planin për dhënien e goditjeve ajrore mbi objektet bërthamore të Iranit, deklaroi sot Ambasadori amerikan në Izrael Daniel Shapiro. Ai shtoi se në zgjidhjen e problemit të programit bërthamor iranian SHBA i japin përparësi metodave të presionit dhe mjeteve diplomatike, por nuk përjashtojnë edhe mundësinë e përdorimit të forcës.

Më parë, Ministri i Mbrojtjes i SHBA Leon Panetta pranoi se në qoftë se puna do të shkojë deri të dhënia e goditjes mbi Iranin nga ana e Shteteve të Bashkuara, atëherë ajo të jetë padyshim e suksesshme.

Amerika dhe një sërë vendesh perëndimore e akuzojnë Iranin për përpunimin e armës bërthamore. Teherani i hedh poshtë këto akuza duke deklaruar se po realizon programin e atomit paqësor për qëllime industriale.