Fashoja për mbylljen e plagëve VitaVallis, që u përpunua nga shkencëtarët e qytetit rus Tomsk dhe iu paraqit publikut të gjerë në vitin 2011, e krijuar me përdorimin e nanoteknologjive, lejon reduktimin e kohës së kurimit të djegieve, ulçerave trofike, plagëve dekubituese dhe të tjera. Në verën e vitit 2012 me këtë fasho do të furnizohen spitalet e Afrikës, Indisë dhe vendeve të Lindjes së Mesme. Tani për tani VitaVallis mund të gjendet vetëm në farmacitë e disa qyteteve ruse.

0Veprimi antibakterial i "nanofashove" bazohet në "thithjen" e mikroorganizmave nga plaga me ndihmën e bashkëveprimit elektrostatik dhe asorbimit të mëtejshëm të tyre nga fashoja.