Autoritetet e Indonezisë shpresojnë të përfundojnë evakuimin e trupave të viktimave të katastrofës të avionit rus “Sukhoi Superjet-100” nga mali Salak jo më vonë se dita e premte. Për këtë njoftuan shpëtuesit rusë, që ndodhen në vendin e tragjedisë. Në Indonezi po punon ekipit operativ i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) të Rusisë i përbërë nga 84 persona.

Në këtë dikaster theksuan se operacioni aktual i kërkimit është i pashembullt për nga vështirësia e vet. Shpëtuesit janë të detyruar të punojnë në një shpat mali shumë të pjerrët, pothuajse vertikal, të mbuluar me bimësi të dendur. Atje është një lagështirë e madhe dhe moti ndryshon befasisht.

Zbritja te vendi i ndodhjes së fragmenteve të avionit, të rëna në grykën e malit, është e mundur vetëm me ndihmën e pajisjeve të alpininizmit. Trupat e të vdekurve dhe fragmentet shpëtuesit i ngrenë në majë të malit, prej nga ku transportohen më pas me helikopter në Xhakartë.

Avioni rus “Sukhoi Superjet-100” u rrëzua më 9 maj në kushtet e shikueshmërisë shumë të keqe. Si rezultat i aksidentit ajror gjetën vdekjen të 45 personat që ndodheshin në bord, midis tyre dhe 8 qytetarë rusë.