Ushtria e Republikës së Sudanit të Jugut së shpejti do të pajiset me komplekse moderne raketore kundërajrore, njofton Agjencia Reuters me referim tek fjalët e përfaqësuesit të Ministrisë së Mbrojtjes të vendit Philip Aguer.

Sipas tij, sistemet e mbrojtjes kundërajrore planifikohet të dislokohen në objektet strategjike dhe në qendrat e mëdha të banimit të Sudanit të Jugut. Në veçanti, planifikohet mbulimi i fushave të naftës, urave dhe aeroporteve kryesore të vendit.

Se kush është shitës i këtyre sistemeve të mbrojtjes kundërajrore dhe se çfarë sistemesh planifikohet të blehen konkretisht, Alguer nuk dëshiroi të bëjë me dije.

0Aviacioni luftarak dhe sistemet e mbrojtjes kundërajrore në Sudanin e Jugut tani mungojnë krejtësisht, ndërsa numri i tankeve dhe armatimeve të tjera të rënda nuk i tejkalon disa dhjetëra njësi.