Në Greqi u shpall përbërja e kabinetit të përkohshëm të ministrave, i cili do të mbetet në pushtet deri në zgjedhjet parlamentare të planifikuara për datën 17 qershor.

Në qeverinë, e cila sipas ligjeve të Greqisë mban emrin “shërbimi”, kanë hyrë 16 ministra. Shumica e krerëve të dikastereve janë ish-ministra, zyrtarë të organeve gjyqësore, dekanë universitetesh e shkollash të larta, pak të njohur për publikun.

0Kompetencat e kabinetit të përkohshëm të ministrave të Greqisë janë të kufizuara, ai nuk mund të miratojë ligje dhe as të marrë mbi vete ndofarë detyrimesh para partnerëve të huaj.