Anija kozmike “Sojuz TMA-04M” u ankorua sot me Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN), njoftuan në Qendrën ruse të Drejtimit të Fluturimeve. Bashkimi i saj me SKN u realizua sot në regjim automatik.

Me anijen “Sojuz”, e cila startoi më 15 maj nga kozmodromi “Bajkonur”, në stacion mbërritën kozmonautët rusë Gennadi Padallka, Sergei Revin si dhe astronauti amerikan i NASA-s Joseph Acaba. Ata do të bashkohen me grupin e Oleg Kononenko (“Roskozmos”), André Cowper (ESA) dhe Donald Pettit (NASA), të cilët ndodhen në SKN.

0Ekuipazhi ruso-amerikan, që sapo mbërriti në SKN, do të qëndrojë në orbitë më shumë se 120 ditë. Gjatë kësaj kohe ekuipazhit do t’i duhet të dalë një herë për punë në kozmos të hapur.