Shkencëtarët gjermanë kanë arritur të kuptojnë natyrën e urisë dhe na bëjnë thirrje ne që të perceptojmë drejtë sinjalet e organizmit. Sipas studimeve të tyre, nëse njeriu dëshiron të hajë ndonjë ushqim të shpejtë (fastfood), kjo nuk do të thotë se ky i fundit është i nevojshëm për trupin: dëshira "e dëmshme" shpjegohet me mungesën e elementeve të caktuara në organizëm.

Për shembull, nëse ju ndjeni një dëshirë të fortë për të ngrënë një hamburger ose biftek, kjo do të thotë se në organizmin tuaj ndoshta ka mungesë hekuri, konfirmojnë shkencëtarët. Në vend të tyre do të ishte më mirë të hanit bishtajore, spinaq apo bollgur tërshëre. Nëse dëshironi shumë çokollatë apo ndonjë ëmbëlsirë tjetër, kjo do të thotë që trupi ka nevojë për sheqer, i cili përmbahet me shumicë në frutat e thata. Në to, ndër të tjera, ka dhe shumë kalium. Ata që hanë shumë të ëmblat shpesh vuajnë nga mungesa e zinkut, i cili gjendet me bollëk në arrat, veçanërisht në arrat shqeme dhe farat e lulediellit. Së fundi, ata që preferojnë patatinat e kripura dhe krekerat iu rekomandohet të pijnë ujë të njelmët dhe të hanë gjysmë kavanozi me ullinj, që përmbajnë natriumin e nevojshëm për ta.