Anëtarët e kampit të opozitës, të cilët policia i dëboi ditën e mërkurë nga bulevardi “Çistie Prudi” («Чистые Пруды»), do të kalojnë në taktikën e “shëtitjeve popullore 24-orëshe” nëpër sheshe dhe parqe të ndryshme të qytetit.

Tani pjesëtarët e kampit të shpërbërë po zhvendosen në sheshin pranë stacionit të metrosë “Barrikadnaja” («Баррикадная»). Nëse do t’i dëbojnë edhe prej andej, atëherë aktivistët e opozitës do të bëjnë xhiro nëpër qytet, të mblidhen nëpër sheshe të ndryshme, 24 orë pa pushim.

Ndërkohë, në Internet u duk njoftimi se policia po i lëshon 23 aktivistët e arrestuar natën e kaluar, gjatë shpërndarjes së kampit të aktivistëve të opozitës në bulevardin “Çistie Prudi” për shkak se ndodheshin në gjendje të dehur në vend publik.