Shërbimi për shtyp i Kremlinit konfirmoi itinerarin e vizitës së parë të punës të Presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin. Më 31 maj Kryetari i shtetit do të niset për në kryeqytetin bjellorus - Minsk. Kjo është vizita e parë për të cilën njoftoi zyrtarisht Zyra e protokollit të administratës presidenciale.

Ndërkohë, në prag u njoftua se Putin pranoi ftesën e Nursulltan Nazarbajev për të vizituar Kazakistanin. Nuk përjashtohet mundësia e mbajtjes së kësaj vizite më 25 maj, në ditën e 20-vjetorit të lidhjes së Marrëveshjes së Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës Reciproke mes dy shteteve.

0Fillimisht pritej që vizita e parë ndërkombëtare e Vladimir Putinit në rolin e tij të ri të bëhej më 18-19 maj në SHBA në samitin e “G-8”. Por më 14 maj u njoftua se në vend të Presidentit për pjesëmarrje në samitin e “G-8” do të niset Kryeministri Dimitri Medvediev.