Prokuroria e Nju Jorkut ndaloi transferimin e sipërmarrësit rus Viktor But, të cilin në SHBA e dënuan me 25 vjet heqje lirie në bazë të aktakuzës për komplot me qëllim shitjen e armëve terroristëve kolumbianë, në burgun e sigurisë së lartë në shtetin Kolorado. Për këtë Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” e njoftoi përfaqësuesi i grupit të mbrojtjes.

Aktualisht sipërmarrësi ndodhet ne burgun e përgjithshëm të Bruklinit. Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë i nënshtroi një kritikë të ashpër aktdënimin e Viktor But, duke e quajtur çështjen e tij të paargumentuar dhe jo të paanshme. Moska premtoi të marrë të gjitha masat e mundshme për kthimin e biznesmenit në Atdhe.