Komisioni i hetimit të katastrofës së avionit SSJ-100 filloi transkriptimin e vetëregjistruesit të zërit që ndodhej në bordin e tij, i cili u gjet në vendin e rrëzimit në Indonezi.

I ngarkuari i përkohshëm me detyrën e Zëvendësministrit të Industrisë dhe Tregtisë të Rusisë Juri Sljusar është vetë prezent në procesin e dëgjimit të regjistrimit. “Kutia e zezë” është djegur keq, por karta e memories ka mbetur fatmirësisht e paprekur.

Vetëregjistruesi i zërit i bordit u gjet sot në mëngjes gjatë punimeve të përbashkëta kërkimore-shpëtuese të Ministrive të Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë dhe Indonezisë në vendin e katastrofës së avionit. Deshifrimi po bëhet në Indonëzi me pjesëmarrjen e ekspertëve nga Rusia.

Operacioni i kërkimit i forcave të shpëtimit indoneziane dhe ruse po vazhdon.