Paketën me planin e fluturimit të avionit rus “Sukhoi Superjet-100”, i cili u rrëzua në perëndim të ishullit Java, e gjetën ekipet indoneziane të shpëtimit. Dosja u dorëzua në Komitetin Kombëtar për sigurinë e transportit të Indonezisë, njoftoi përfaqësuesi i policisë së shtetit.

Ai tha gjithashtu se në rajonin e katastrofës është gjetur trupi i një anëtari tjetër të ekuipazhit.

Siç njoftoi Ambasadori i Rusisë në Indonezi Aleksander Ivanov, në Xhakartë ditën e enjte do të mbërrijnë mjetet speciale për hetimin e shkaqeve të katastrofës.

Aktualisht vetëregjistruesin e zërit të avionit, të gjetur ditën e martë, po e studion grupi i përbërë nga 7 ekspertë rusë dhe 4 indonezianë.