Mitt Romney fitoi zgjedhjet paraprake për kandidat në postin presidencial të SHBA nga Partia Republikane në shtetin Nebraska. Ekpertët paraprakisht i parashikuan atij fitoren.

Dy rivalët e tij kryesorë - ish-Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gringrich dhe ish-Senatori i Pensilvanisë Richard Santorum u tërhoqën tashmë nga pjesëmarrja në fushatat elektorale. Edhe një pjesëmarrës tjetër i garës parazgjedhore - Kongresmeni Ron Paul - vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhjet paraprake, por të përqëndrohet në mbledhjen e votave për kongresin e partisë të planifikuar në gusht.

Pikërisht në të do të shpallet zyrtarisht kandidati i vetëm i republikanëve në zgjedhjet presidenciale të SHBA, që do të mbahen më 6 nëntor. Demokratët në to do t’i përfaqësojë Kreu aktual i Shtëpisë së Bardhë Barack Obama.