0Në koncernin gjerman RWE deklarojnë se që nga koha e bashkërenditjes së projektit, kostoja e tij pothuajse është dyfishur - nga 8 deri në 15 miliardë euro. Gjatë kësaj baza e burimeve të tubacionit nuk është konfirmuar. Nuk janë lidhur ende kontrata me Turkmenistanin dhe Azerbajxhanin, të cilët duhet të ishin furnizuesit kryesorë të tij. Në këtë sfond, nuk është aspak çudi që RWE po shqyrton arsyeshmërinë e pjesëmarrjes së vet në projektin “Nabucco”, vë në dukje Presidenti i Bashkimit të Industrialistëve të Naftës dhe Gazit të Rusisë Gennadi Shmal:

- Ndërtimi i “Nabucco” është vendim jo ekonomik por politik. Ndërkohë që ai nuk është i siguruar me bazë burimore - që është çështja kryesore. Shpresat se gazin mund ta japë Azerbajxhani, nuk kanë gjetur konfirmim ende. Varianti i dytë është Turkmenistani. Por ndërkohë që po bëhej bashkërenditja e projektit “Nabucco”, Turkmenistani ndërtoi dy tubacione në Kinë dhe po shtron tashmë të tretin. Pragmatikët gjermanë po shqyrtojnë nëse duhet mbështetur vallë projekti, i cili apriori edhe mund të mos realizohet, ndërsa dhe në qoftë se do të ndërtohet, do të jetë nga ana ekonomike më pak efektiv se tubacionet që po shtrohen aktualisht nga Rusia.

“Nabucco” u mendua të realizohet si një nga tubacionet kryesore të të ashtuquajturit Korridor Jugor europian i gazit. Ai destinohej të reduktonte varësinë e Botës së Vjetër nga gazi rus për llogari të furnizimeve nga rajoni pranë Kaspik. Megjithatë në fund të vitit 2011 u bë krejtësisht evidente se mbështetës të “Nabucco” po mbeten gjithnjë e më pak.

Duam t’ju kujtojmë se e para, që deklaroi mbi domosdoshmërinë e verifikimit të arsyeshmërisë së pjesëmarrjes në projektin “Nabucco”, ishte kompania më e madhe energjetike e Hungarisë MOL. Autoritetet e vendit shkuan akoma dhe më tej duke deklaruar interesimin e vet ndaj projektit rus «Rryma Jugore». Pikërisht me të dhe duhej të konkurronte “Nabucco”. Por ndërtimi i gazsjellësit rus do të fillojë që këtë vit - për këtë dha udhëzim Presidenti i Rusisë Vladimir Putin. Sipas fjalëve të tij, shtrimi i tubacionit duhet të përshpejtohet dhe dërgesat e para komerciale të gazit të startojnë që në vitin 2015 dhe jo në 2017-n, siç ishte planifikuar më parë. Gazi nëpërmjet tubacionit “Nabucco”, sipas planeve, duhet të fillojë të furnizohet vetëm në vitin 2018.

Aleksandra Dibizheva, Polina Çernica