NASA i dha lejë kompanisë private “Space-X” të dërgojë në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) anijen kozmike të përdorimit shumëherësh të përpunuar prej saj.

Planifikohet që ajo të startojë nga kozmodromi në Cape Carnavale më 19 maj. Aparati do të çojë në Stacion më shumë se 500 kg ngarkesë: produkte ushqimore, pajisje dhe materiale për eksperimente. Ndërsa nga SKN “Dragon” do të sjellë në Tokë detale të pajisjeve, të cilat NASA për qëllime kursimi ka ndërmend t’i përdorë në të ardhmen. Agjencia nënshkroi me kompaninë në fjalë kontratën me një shumë prej 1.6 miliardë dollarë, të cilat do t’i mjaftojnë asaj për realizimin e 12 fluturimeve.