Presidenti i Rusisë Vladimir Putin fillon sot konsultimet me kandidatët për postet ministrore në qeverinë e re. Ditën e martë Kryeministri Dimitri Medvediev i paraqiti atij listën e ministrave të mundshëm dhe projektin e strukturës së kabinetit të ardhshëm. Hollësitë për momentin mbahen sekret.

Më parë Dimitri Medvediev deklaroi se kabineti do të rinovohet deri në 80%. Puna për formimin e qeverisë u bë shkak për anulimin e udhëtimit të Presidentit Vladimir Putin në SHBA për pjesëmarrje në samitin e “G-8”, i cili do të mbahet më 18-19 maj në Camp Davide. Rusinë në këtë takim do ta përfaqësojë Kryeministri Dimitri Medvediev.