Policia kineze po heton rastet e shitjes së veshëve jo të vërteta të derrit. Njëri prej blerësve u ankua nga era e çuditshme, që filluan të lëshojnë “veshët” e blera në tregun e Guançzhou, kur ai nisi të gatuajë me to një delikatesë, njofton botimi kinez “China Daily”.

Gjatë inspektimit u vërtetua se “veshët” ishin të bëra prej xhelatine dhe oleat natriumi, që përdoret për përgatitjen e sapunit.

Qeveria kineze po përpiqet t’i kushtojë vemendje të madhe sigurisë ushqimore në vend. Kinezët gjithnjë e më shumë po i shqetëson cilësia e produkteve ushqimore, që ata përdorin për ngrënie, ndërkohë që në vend periodikisht shpërthejnë skandale “ushqimore”.