Kompania japoneze Fujitsu” ka përpunuar një qafore që monitoron shëndetin e qenit. Ajo është e pajisur me një sensor sa një kuti shkrepëseje, i cili mbledh informacionin në lidhje me shëndetin e kafshës, në veçanti, mat temperaturën e trupit dhe llogarit numrin e hapave të saj.

0Të dhënat e përftuara nëpërmjet lidhjes pa tel (wireless) transmetohen në telefonin celular apo kompjuterin e të zotit të qenit. Siç vunë në dukje përpunuesit, qaforja do të lejojë parandalimin në fazë të hershme të sëmundjeve të ndryshme, si për shembull, të tilla që lidhen me jetën sedentare (jo aktive) të kafshës.