Autoritetet tatimore italiane konfiskuan aktivet e familjes së Muammar Gaddafit me shumë rreth 20 milionë euro. Midis objekteve të konfiskuara figurojnë një kompleks hotelor dhe disa toka në ishullin italian Pantelleria në detin Mesdhe, në jugperëndim të Siçilisë.

Në fund të marsit në Gadishullin e Apenineve u konfiskuan aktivet e familjes së Gaddafit me shumë mbi 1.1 miliardë euro. Midis tyre - aksionet e një prej bankave më të mëdha italiane Unicredit si dhe kompanive të tjera të njohura në vend.

0Konfiskimet u bënë rezultat i hetimit të zhvilluar prej organeve të zbatimit të ligjit të Italisë, i cili është kryer gjatë muajve të fundit me kërkesë të Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës.