Grekët ditët e fundit kanë tërhequr nga depozitat bankare rreth 800 milionë euro në lidhje me krizën politike dhe druajtjet që kanë të bëjnë me daljen e mundshme të vendit nga zona e euros. Të dhëna të tilla paraqiti sot në Athinë Kreu i Bankës Qendrore George Provopulos.

Depozituesit filluan të tërheqin kursimet e tyre pas dështimit të përpjekjeve për formimin e qeverisë së koalicionit sipas rezultateve të zgjedhjeve të fundit. Pritet që sot në vend të shpallen zgjedhjet e reja të parakohshme. Sipas mendimit të vëzhguesve vendas, shanse për fitore ka koalicioni “SYRIZA”, i cili premton të refuzojë marrëveshjet e kredive me BE-në dhe FMN-në, pa të cilat Greqia rrezikon default.