“Gjyshet e Buranovit” ("Buranovskye Babushki") kanë tashmë faqen e tyre zyrtare në Internet http://buranovskiebabushki.ru/. Në të janë postuar edhe lajme, edhe fotografi të ndryshme. Përveç kësaj, në këtë site gjithkush që dëshiron mund të shikojë video klipe me pjesëmarrjen e artisteve, të lexojë përkthimet e teksteve të këngëve të tyre si dhe të lërë komentet e veta. Ndërkohë, duhet thënë, se artistet ruse janë pozicionuar në vende kryesuese në ratings, të cilët përpilohen në bazë të rezultateve të anketimeve të zhvilluara në mesin e anëtarëve të fans klubeve dhe gazetarëve.

0Sot për “Gjyshet e Buranovit” ("Buranovskye Babushki") votuan 120 fansa dhe gazetarë. Kjo shifër është dy herë më e lartë se ajo e një dite më parë. Pas këngëtareve ruse renditet grupi rumun “Mandinga”, për të cilin votuan 109 veta. E mbyll treshen e parë me 105 vota këngëtarja greke Eleftheria Eleftheriou. Të gjithë ata do të debutojnë në gjysmëfinalen e parë të "Eurovision 2012".