Në kuadër të tryezës së rrumbullakët, kushtuar gjendjes, riarmatosjes dhe perspektivave të Forcave Ushtarake Ajrore të Rusisë, është paraqitur raporti i Konstantin Makijenko, Zëvendësdrejtorit të Qendrës së Analizës Strategjike dhe Teknologjive, mbi perspektivat e prodhimit të aeroplanëve ushtarakë për eksport dhe për Forcat Ushtarake Ajrore të Rusisë.

Tendenca kryesore në dekadën e ardhshme do të bëhet riorientimi i industrisë së aviacionit nga tregu i jashtëm në atë të brendshëm. Sipas mendimit të Konstantin Makijenko, kjo është e lidhur me rritjen radikale të vëllimeve të blerjes (prokurorimit) së teknikës së aviacionit për Forcat Ushtarake Ajrore të Rusisë si dhe njëkohësisht me pritjen e rënies së kërkesës së jashtme. Rënia e eksporteve do të vijë, para së gjithash, si rrjedhojë e ndërprerjes së blerjeve nga Kina dhe India. Ndërsa kërkesa në vendet e tjera të Azisë Juglindore është shumë larg vëllimit të blerjeve në bazë të kontratave grandioze kineze dhe indiane të gjysmës së dytë të viteve 1990 - fillimit të viteve 2000.

Në të njëjtën kohë, në rast të përshpejtimit të realizimit të projektit të aeroplanit IL-476 (Ил-476) është plotësisht e mundur ardhja e dytë e Rusisë në tregun kinez. Nëse ky projekt do të demonstrojë një dinamikë të mirë në 2-3 vitet e ardhshme, atëhere mund të shpresohet për ripërtëritjen e kontratës së vitit 2005 për blerjen e 38 aeroplanëve IL-76/78 (Ил-76/78), e cila nuk u zbatua për arsye financiare dhe operacionale (të lidhura me prodhimin).

Rënia aktuale e kërkesës do të kompensohet me blerjet (prokurimet) në interes të Forcave Ushtarake Ajrore dhe Forcave Ushtarake Detare të Rusisë. Në muajt e fundit janë lidhur kontrata për blerjen e 92 bombarduesve frontalë Su-34 (Су-34), 24 avionëve të kuvertës së marinës MiG-29K (МиГ-29К), 30 gjuajtësve multifunksionalë Su-34SM (Су-34СМ). Gjithsej deri në vitin 2020 parashikohet blerja e 600 aeroplanëve të destinacionit të aviacionit taktik.

Në këto kushte një moment principial bëhet përpunimi i strategjisë afatgjatë të zhvillimit të industrisë së aviacionit për periudhën deri në vitin 2020, kur të përfundojë veprimi i programit të blerjes së armatimeve. Deri në atë kohë Rusia në mënyrë të garantuar do të ketë vetëm dy produkte me aftësi të lartë konkurruese me një perspektivë të mirë komerciale: gjuajtësin e rëndë T-50 dhe familjen e avionëve të trajnimit luftarak, aeroplanëve ushtarakë të kolaudimit dhe atyre të lehtë luftarakë të konstruktuar në bazë të Jak-130 (Як-130). Me sa duket nga të gjitha, zhvillimi i industrisë ruse të aviacionit do të varet nga aftësia për të zgjidhur në vitet e afërta dy objektiva kryesore: krijimin e prodhimeve të afta për konkurrencë (për periudhën pas vitit 2020) në segmentin e aviacionit komercial dhe kompleksit jo shumë të kushtueshëm të aviacionit ushtarak, të themi, gjuajtësit “të lehtë”, të aftë për t’i bërë një konkurrencë të denjë, efektive F-35.