0Tani NATO është e gatshme të kalojë tek një parim tjetër i organizimit të forcave të armatosura të unifikuara. Programi “Mbrojtja e mençur” (“Smart Defence”) - supozon se vendet do të duhet të heqin dorë nga ushtritë e tyre të plota, duke kaluar në parimin e specializimit "të degës".

Në praktikë kjo duhet të rezultojë kështu - një grup shtetesh heq dorë tërësisht, për shembull, nga repartet e tankeve, por e siguron gjithë NATO-n me forca ajrore, gjatë zotërimit të një flote serioze ajrore. Supozohet gjithashtu unifikimi i armatimeve dhe krijimi i qendrave të centralizuara unike mësimore për ushtarakët, stërvitjet e përbashkëta ushtarake, sistemi i unifikuar i logjistikës dhe furnizimit të njësive. Gjithsej 25 drejtime. Komentet e Kryeredaktorit të gazetës "Mbrojtja Kombëtare" («Национальная оборона») Igor Korotçenko:

- Para së gjithash, kjo i leverdis vendeve me vëllim jo të madh shpenzimesh ushtarake. Sepse specializimi në një sektor mjaft të ngushtë supozon shpenzime të mjeteve me qëllim të caktuar dhe jo rritjen globale të mundësive ushtarake të këtij apo atij vendi.

Edhe një tjetër arsye për reformën shërbeu fushata në Libi, e cila tregoi qartë se vendet e Botës së Vjetër pa ndihmën e SHBA-ve nuk mund të mburren me efikasitetin e lartë të forcave të veta të armatosura. Në fakt edhe vetë amerikanët nuk janë të kënaqur me cilësinë e bashkëveprimit me vendet e tjera të NATO-s. Në Uashington venë në dukje rregullisht se kryejnë detyrat për garantimin e sigurisë të të gjitha vendeve të Aleancës dhe se marrin mbi vete pjesën më të madhe të shpenzimeve financiare. Megjithatë, amerikanët arritën t’i bindin partnerët e tyre që të mos kursejnë në krijimin e sistemit global të mbrojtjes antiraket. Për llogari të një kooperimi të tillë edhe Shtetet e Bashkuara, edhe partnerët e tyre do të mund të kursejnë mjete të konsiderueshme.

0Por jo të gjithë ekspertët besojnë në suksesin e reformës. Sepse ajo ka të bëjë në të vërtetë me një nga elementët më kryesorë të sovranitetit - ushtrinë. Ndërsa midis anëtarëve të NATO-s ekzistojnë mosmarrveshje dhe mosbesim. Është e paqartë se si do të zgjidhen konfliktet. Përveç kësaj, siguria e vetë vendeve anëtare të NATO-s do të jetë në varësi të situatave politike në vende të veçanta dhe dëshirës së liderëve të tyre për të bashkëpunuar me Brukselin dhe Uashingtonin.

Roman Mamonov, Julia Asheullova