Në rajonin e Parkut Kombëtar Aladaglar shpëtuesit gjetën grupin e humbur të turistëve ukrainas prej 13 vetësh, një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar.

Turistët mbërritën në Turqi më 28 prill dhe ndërmorrën një marshim në këmbë nëpërmjet një sërë vargmalesh. Më 14 maj ata dhanë sinjalin “SOS”, kurse më pas kontakti me ta u ndërpre.

0Në kërkim të turistëve u nisën ekipet e shpëtimit dhe helikopterët. Ata arritën t’i gjenin sot njerëzit e humbur. Sipas njoftimit të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Turqisë, një turist gjeti vdekjen për shkak të këputjes së litarit të sigurisë. Dy të lënduarit u dërguan në spital me helikopter. Të tjerët po zbresin nga malet me ndihmën e shpëtuesve turq.