Moska është e shqetësuar në lidhje me faktin e shkeljes së të drejtave të njeriut në shtetet anëtare të BE-së dhe e akuzon Bashkimin Evropian për aplikimin e "standarteve të dyfishta", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, sipas rezultateve të seancave të dëgjimeve parlamentare me këtë temë.

Në deklaratë vihet në dukje se BE-ja e përdor shpesh tematikën e të drejtave të njeriut për qëllime ngushtësisht politike. Moskën e shqetëson gjithashtu "tendenca alarmante e rritjes së shfaqjeve të racizmit në shtetet e Evropës, diskriminimit racor, ksenofobisë dhe intolerancës së lidhur me to".

0Siç vijon nga deklaratat e pjesëmarrësve të seancave të Dumës Shtetërore, dëgjimet parlamentare janë përgjigje ndaj kritikave të Perëndimit për mosrespektimin e të drejtave dhe lirive nga ana e autoriteteve ruse.