Policia e Madridit arrestoi 8 persona si rezultat i shpërndarjes së aksionit të protestës në Sheshin qendror Puerta del Sol në mëngjesin e ditës së martë.

Gjithsej për tre ditët e fundit janë arrestuar 28 persona. Policët mbërritën në shesh herët në mëngjes dhe vetëm për 15 minuta arritën të shpërndanin demonstruesit e mbledhur atje, njoftojnë mediat spanjolle.

Lëvizja Indignados (të Indinjuarit), e njohur gjithashtu si “Lëvizja e 15 majit”, po organizon aktivitete protestash tashmë për të katërtën ditë me radhë. Aksionet i dedikohen përvjetorit të parë të krijimit të lëvizjes. Të shtunën e kaluar në rrugët e qyteteve spanjolle dolën rreth 70 mijë “të indinjuar”.