Avionët ushtarakë, që marrin pjesë në operacionin evropian antipirateri, kanë qëlluar bazën e piratëve somalezë në steré pranë brigjeve e Somalisë. Si rezultat i hapjes së zjarrit me breshëri nga ana e tyre u asgjësuan disa motoskafë piratësh, njoftime për të lënduar nuk ka.

Në mars Bashkimi Evropian njoftoi mbi synimin për zgjerimin e veprimeve të veta kundër piratëve somalezë, duke lejuar për herë të parë forcat ushtarake të sulmojnë objektivat në steré dhe jo vetëm në det.