Në ngushticën e Tajvanit u ndodh në situatë emergjente anija turistike “Golden Dragon”. Nga bordi i saj u shpëtuan 148 turistë nga Tajvani.

Anija, që po ndiqte itineranin nga porti Matsu i Tajvanit në Kinë, filloi të fundosej më 09:20 sipas orës lokale (01:20 UTC). Tre anije të Shërbimit kinez të shpëtimit evakuuan nga vapori që po fundosej të gjithë turistët si dhe 5 anëtarët e ekuipazhit.

Në këto momente anija gjysmë e fundosur është marrë nga rrjedha e ujit. Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të incidentit.