0Dhe megjithëse përbërja e qeverisë së re nuk dihet ende, detyrat që do të duhet të zgjidhë ajo janë përcaktuar mjaft qartë: ato kanë gjetur pasqyrim në dekretet, në të cilat, në fakt, janë mishëruar premtimet parazgjedhore të Vladimir Putinit. Vërtetë, për plotësimin e disa prej detyrave të parapërcaktuara nga Presidenti do të nevojiten transformime në shkallë të gjerë.

Më revolucionar prej tyre është dekreti mbi politikën ekonomike afatgjatë. Presidenti kërkon nga qeveria që deri në vitin 2020 ajo të krijojë 25 mijë vende të reja pune me rendiment të lartë; që aty nga viti 2018 të rritet në 1.5 herë produktiviteti i punës dhe të rritet pjesa e degëve të industrisë, ku aplikohen teknologjitë e larta dhe arritjet e shkencës, në GDP deri në 1.3 herë.

Dhe, së fundi, Kryetari i shtetit ka ndërmend që aty nga viti 2018 të rrisë pozitën e Rusisë në rejtingun e “Zhvillimit të Biznesit” (“Doing Business”) të Bankës Botërore nga vendi i 120-të aktual deri në atë të 20-të.

Një prej këtyre pikësynimeve është lehtësisht i arritshëm, kurse të tjerët - jo. Për shembull, rritja deri në 1.3 herë e pjesës së degëve të industrisë, ku aplikohen teknologjitë e larta dhe arritjet e shkencës, në GDP deri në 1.3 herë nuk është detyrë fort e vështirë, meqenëse aktualisht kjo pjesë është jashtëzakonisht e ulët - sipas disa vlerësimeve pak më shumë se 1%.

Shumë më e vështirë do të jetë rritja deri në 1.5 herë e produktivitetit të punës. Sipas disa llogaritjeve të bëra nga ekspertët, arritja e këtij treguesi do të thotë se ekonomia ruse duhet të rritet 7-7.5% në vit. Ndërkohë që ne kemi një rritje ekonomike në vend në nivelin 4%.

Detyra më e vështirë për realizim është dalja e Rusisë në vendin e 20-të në rejtingun e “Zhvillimit të Biznesit” (“Doing Business”) të Bankës Botërore. Bashkë me këtë vendimi i Rusisë do të krijojë kushtet për zhvillimin e shpejtë të ekonomisë së vendit, gjë kjo që nga ana e vet do të sjellë në rritjen e produktivitetit të punës, të ardhurave të popullsisë e kështu me radhë.

Por renditja në vendin e 20-të në rejtingun e Bankës Botërore do të kërkojë reforma kardinale të sistemit politik dhe sistemit ekonomik në vend. Pozicionimi në rreshtat e sipërme të “Doing Business” parashikon pavarësinë shembullore të sistemit gjyqësor, garantimin e mbrojtjes absolute të të drejtave të pronësisë, transparencën e veprimeve të qeverisë, lirinë e vërtetë të shtypit e fjalës si dhe plot gjëra të tjera.

0Nëse do të arrihet të mishërohen të gjitha këto në jetë është vështirë të thuhet tani për tani. Instrumentet për arritjen e këtyre qëllimeve në dekretet e Presidentit nuk janë përcaktuar në mënyrë të detajuar. Udhëzimet konkrete kanë të bëjnë me atë pjesë të premtimeve të fushatës parazgjedhore, të cilat mund të plotësohen që tani. Kurse hartat rrugore për arritjen e objektivave të parashtruara strategjike, me sa duket nga të gjitha, do të duhet të përpunohen pikërisht nga kabineti i ministrave i Dimitri Medvediev-it.

Vllad Grinkeviç