Homoseksualët shqiptarë zhvilluan më 14 maj në Tiranë një maratonë çiklistike në shenjë proteste kundër shkeljes së të drejtave të tyre civile. Aksioni i aktivistëve të LGBT (Gay-Community) u bë një lloj prove gjenerale para aktivitetit të një shkalle më të gjerë, të cilin ata e kanë planifikuar për në 17 maj - Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë.

Zhvillimi i aktivitetit të 17 majit për momentin mbetet nën pikëpyetje për shkak të fjalimit të Zëvendësministrit të Mbrojtjes, i cili deklaroi se demonstruesit "duhet të rrihen me shkopinj të trashë".

Në maratonën me biçikleta morrën pjesë disa dhjetra homoseksualë dhe lezbike. Në fillim të maratonës çiklistike, pavarësisht pranisë së policisë, mbi demonstruesit u hodhën shishe me lëndë djegëse (koktejli Molotov). Njoftohet se asnjë nga aktivistët nuk u lëndua.

0Njëra nga aktivistet e LGBT pas maratonës deklaroi: "Ne nuk kemi më frikë t’iu tregojmë të gjithëve se kush jemi. Unë mendoj se ka ardhur koha për të thyer rrethin vicioz të frikës e urrejtjes, në të cilin ne jetojmë gjithë këto vite".