Burimet biologjike të Tokës janë reduktuar në një të tretën nga viti 1970 deri në vitin 2008. Për këtë dëshmohet në raportin “Planeti i Gjallë” (“Living Planet”), i cili përgatitet çdo 2 vjet nga Fondi i Natyrës së Egër (World Wildflife Fund, WWF).

Konsumimi i burimeve natyrore nga njerëzimi është dyfishuar që nga viti 1966, ndërsa përdorueset dhe ndotëset  kryesore të ekosistemit botëror janë Shtetet e Bashkuara.

0Përsa i përket përdorimit pa kriter të burimeve natyrore në llogaritjen për frymë popullsie, këtu vendin e parë e zë Katari, ndërsa pas tij vijnë Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.