Siç njoftohet në faqen e Institutit rus Kërkimoro-Shkencor të Arktikut dhe Antarktidës, në Antarktidë ndodhi shkëputja e një cope të madhe të pjesës verilindore të akullnajës së shelfit Nivlisen me një sipërfaqe 1.5x05 kilometra. Në këtë sipërfaqe ndodheshin cisternat e palëvizshme të karburantit, në të cilat ruhej lënda djegëse për Stacionin rus Novollazerevskaja.

0Karburanti i mbetur do të lejojë funksionimin normal të Stacionit deri më 1 prill të vitit 2013, me marrjen parasysh të zbatimit të programeve të studimit, por me kusht të kursimit të rreptë të karburantit.