Autoritetet e Kosovës mbështesin opozitën siriane dhe vendosën me të marrëdhënie diplomatike. Me një deklaratë të tillë doli Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj.

0“Ne ishim ndër të parët në Evropë që mbështetëm opozitën në Libi dhe në shtetet e tjera arabe në vitin 2011, sepse ne kemi luftuar për të njëjtat ëndrra dhe vlera. Ne i përmbahemi një pozite po të tillë edhe përkatësisht ngjarjeve në Siri dhe kemi vendosur tashmë marrëdhënie diplomatike midis qeverisë së Kosovës dhe opozitës në Siri. Ne mbështesim luftën e opozitarëve sirianë”, - tha Enver Hoxhaj. Në të njëjtën kohë ai hodhi poshtë në mënyrë kategorike informacionin e bërë publik mbi ekzistencën e kampeve për trajnimin e rebelëve sirianë në Kosovë.