Në bordin e një aeroplani të vogël, i cili ndodhej në pritje të fluturimit në aeroportin e qytetit Enniskillen në perëndim të Irlandës së Veriut, u gjet një mekanizëm shpërthyes, për shkak të të cilit u bllokuan rrugët që të çojnë në aeroport. Xhenierët e ushtrisë britanike e çaktivizuan pajisjen eksplozive.

0Policia konstaton se aeroplani është regjistruar në Angli, por ka qëndruar vazhdimisht në aeroportin e Irlandës së Veriut. Kurrfarë informacioni rreth llojit të mekanizmit shpërthyes dhe shkaqeve të mundshme të dukjes së tij në bordin e avionit privat nuk janë bërë ende publike.